Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit rekord të gripit të shpezëve.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpezëve (HPAI) u zbuluan te zogjtë e zënë, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milionë prej tyre, raporton BBC.
Krahasuar me rekordin e mëparshëm, në vitin 2020/2021, ishin vetëm 26 raste.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se zogjtë e asgjësuar ishin “proporcion i vogël” i prodhimit total – rreth 20 milionë zogj në javë.
Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpezëve.