Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se janë asgjësuar 300 kilogramë mish pa deklaracion dhe të prishur.
Nura në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka ftuar qytetarët që të lajmërojë tek Inspektorati dhe Policia e Kosovës, çdo parregullsi apo shkelje ligjore, përcjell Demokracia.com.
“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar! Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish, pa deklaracion, për më tepër i prishur!”, ka shkruar Nura.
Postimi i plotë:
Shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, për ne janë të shenjta!
Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar!
Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish, pa deklaracion, për më tepër i prishur!
Ftoj publikisht secilin qytetar të lajmërojë tek Inspektorati dhe Policia e Kosovës, çdo parregullsi apo shkelje ligjore./Demokracia.com/