Sport
Asgjë sezoni i dytë, Ange Postecoglou parashikon diçka të jashtëzakonshme për edicionin e tretë te Spurs
Demokracia
17:56 | 24 Maj 2025

Share:

Në një paradë me autobusë pas triumfit në Ligën e Evropës, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou bëri një parashikim edhe më interesant se sa ai që kishte parashikuar në gjysmë të këtij sezoni.

Trajneri australian kishte thënë se ai zakonisht me skuadrat e tij ka fituar trofe në sezonin e dytë, ndërsa u bë realitet me triumfin e Spurs në garën e dytë më të madhe për klube në Evropë, duke i kualifikuar në Ligën e Evropës.

“Sezoni i tretë është gjithmonë më i mirë se sezoni i dytë”, duke lënë të kuptohet mundësia e qëndrimit në klub për një vit të tretë.

Megjithatë, duke folur në një konferencë për shtyp më vonë, trajneri pranoi se nuk kishte asnjë sqarim për të ardhmen e tij.

“Duhet ta kisha menduar pak më shumë sepse ndonjëherë e vrasin personazhin kryesor”, qeshi Postecoglou.“E thashë para ndeshjes, vërtet ndiej se po ndërtojmë diçka. Është emocionuese që kam një grup lojtarësh, një grup stafi dhe një klub që di si të fitojë”.

“Nuk kam pasur asnjë diskutim. Ngjashëm me më parë, nuk kam pasur asnjë diskutim me klubin dhe ndoshta ata po prisnin të sqarohej situata”.

“Nuk e kam menduar shumë, thjesht refuzoj të shpërqendrohem nga asgjë”.

“Nuk e kam menduar. Supozoj se në një moment dikush do të më thotë diçka, përndryshe thjesht do të kthehem sezonin tjetër dhe do të vazhdoj punën time”, shtoi më tej Ange.

Të ngjashme