Lajme
Asgjë e re| Donika Gërvalla ia ‘huq’ sërish, i referohet Malajzisë ndryshe nga emri zyrtar
Demokracia
18:46 | 06 Shtator 2022

Share:

Asgjë e re. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz vazhdon me huqje, njëjtë si drejtuesja e saj.

Donika Gërvalla njihet për huqje të rënda në postimet e saj në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Edhe sot në njoftimin për një takim, ministria e drejtuar nga Gërvalla e ka vazhduar avazin e vjetër.

Gërvalla priti sot ambasadorin jo-rezident të Malajzisë për Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Ministria e Gërvallës në njoftimin nga takimi me ambasadorin malajzias ia ndryshoi emrin zyrtar Malajzisë, duke e quajtur Monarkia kushtetuese parlamentare e federale e Malajzisë.

Me të ka ironizuar edhe Emir Abrashi nga shoqëria civile.

Duke ia vënë në pah emërtimin e gabuar, Abrashi  u nënshkrua si Nënshtetas i Republikës Demokratike Kushtetuese Parlamentare Unitare të Kosovës.

“1. Donika Gërvalla është Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve te Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës. Pra, nuk thuhet Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve te Jashtme dhe Diasporës ne Qeverinë e Republikës se Kosovës! 2. Emërtimi zyrtar i Malajzisë është vetëm aq: Malajzi apo anglisht Malaysia. Jo Monarkia kushtetuese parlamentare federale e Malajzisë! Seriozisht, nuk është hajgare; mbi 1 vit e gjysme jeni ne qeveri për me bo kësi gabime amatoreske. Gjejeni bile dike qe merr pak ere ne këtë far zanati, se thjeshtë jeni për keqardhje! Sinqerisht, Emir Abrashi, Nenshtetas i Republikes Demokratike Kushtetuese Parlamentare Unitare te Kosovës.”, ka shkruar ai.

Kurse, kryeministria i është referuar si ambasador jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

“Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u shpreh kryeministri Kurti. Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë. Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme