ShowBiz
ASAP Rocky e quan Rihannën dashurinë e jetës së tij
Demokracia
17:44 | 19 Maj 2021

Share:

Asap Rocky është hapur në një intervistë për GQ për marrëdhënien e tij me yllin Rihanna dhe ai nuk ka ngurruar të quajë atë ‘dashurinë e jetës së tij’.

Reperi nuk ka ngurruar të shprehë afeksionin e pasionin e tij për të, duke folur për ndikimin e saj pozitiv dhe duke e quajtur ‘zonja ime’, transmeton Demokracia.com

Reperi i cili është zgjedhur si burri më i bukur në industry, ka thënë se ai preferon të jetë në lidhje, krahasuar me të qenit single.

“Është një ndjenjë e bukur të jesh monogam nëse e ke gjetur të duhurën. Ajo ka vlerën e miliona të tjerave”./Demokracia.com/

Të ngjashme