Lajme
Asamblisti i VV-së në Podujevë shpërthen ndaj Shpejtim Bulliqit
Demokracia
16:09 | 03 Gusht 2022

Share:

Në grupin e të pakënaqurve me qeverisjen e Shpejtim Bulliqit në komunën e Podujevës, është shprehur edhe një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Sipas asamblistit Ragip Fetahu, qeverisja e PDK-së, LDK-së dhe tash LVV-së është korruptive në komunën e Podujevës.

Reagimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se nuk kanë faj të rinjtë që largohen nga Kosova.

Komuna e Podujevës ka reaguar pas raportimeve që po qarkullojnë për pakënaqësi brenda këtij institucioni që lidhen me mospajtime ndaj qeverisjes së kryetarit Shpejtim Bulliqi. Teksa dy drejtorë u larguan brenda dy ditësh, drejtori i Inspektoratit Besnik Mulliqi u shkarkua nga Bulliqi, ndërsa ai i Shëndetësisë Driton Veliu dha dorëheqje, në publik po përflitet edhe për dorëheqje të tjera.

Por, lajmet për dorëheqjet e tjera i ka mohuar Komuna e Podujevës në një reagim të bërë në faqen e tyre në Facebook.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në reagimin e Komunës.

LEXO EDHE: 

Krizë në Podujevën e Bulliqit: Drejtori i VV-së për shëndetësi jep dorëheqje

LEXO EDHE: 

Shkarkime e dorëheqje në Podujevë, ky është reagimi i komunës

Të ngjashme