Lajme
Asamblisti i VV-së del kundër qeverisë për rrymën, ka një thirrje për Kurtin
Demokracia
18:31 | 19 Janar 2022

Share:

Edhe asamblisti i VV’së në Gjilan, Blerim Haziri, ka dalë kundër Qeverisë Kurti pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Haziri përmes një postimi në profilin e tij Facebook ka paraqitur një tabelë ku shihet ndikimi i subvencionit në tarifat finale të energjisë elektrike.

“Thuaj JO shtrenjtimit të rrymës elektrike”, ka shkruar Haziri duke dalë kështu kundër qeverisë për paralajmërimet e shtrenjtimit të rrymës.

Nuk dihet nëse ky propozim do të kalojë, por lutemi që të mos ndodhë dhe të rikthehet në skenë Albin Kurti i vitit 2019.

Të ngjashme