Lajme
Asamblisti i LVV-së në Ferizaj ironizon me Qeverinë Kurti për grevën
Demokracia
14:26 | 01 Shtator 2022

Share:

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi, është shprehur i indinjuar me vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi, ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave.

Ai ka publikuar një foto të bankomatit, duke treguar që ia kanë marrë edhe kartelën, por që ka kërkuar nga ministri Murati që t’ia ekzekutoj rrogën pasi që po i afrohet kësti i kredisë.

Postimi i plotë i Rexhepit, pa ndërhyrje:

Shkova me e shiku a jane dal rrogat, jo qe nuk kishin dal rrogat po edhe kartelen ma mori bankomati, tha ti je si sindikalist?

Minister, bilem rrogen e muajit Gusht se kesti i kredisë erdh?

Të ngjashme