Lajme
Asamblistët e LVV-së në Kamenicë kundër vendosjes së bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në shesh
Demokracia
13:00 | 27 Janar 2023

Share:

Pesë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar vendosjen e bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në Kamenicë.

Po ashtu edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, nuk e ka përkrahur këtë nismë duke abstenuar.

Megjithatë, ky propozim ka kaluar me 18 vota.

Kjo është bërë e ditur nga portali lokal, Radio 24 Kamenicë

Asamblistët e Vetëvendosjes kanë propozuar që busti i dëshmorit të vendoset te shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” dhe jo në shesh.

Isa Kastrati është babai i ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili vjen nga partia Socialdemokrate.

Në Kamenicë në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje me në krye Kadri Rahimajn.

Të ngjashme