Lajme
As Zelenski në luftë nuk ekspozohet me armë, Vjosa Osmani po
Demokracia
14:32 | 11 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product.

Edhe ajo sot ka shfaqur entuziazmin e njëjtë si i shoqi i saj, Prindon Sadriu, duke u ekspozuar me automatik në duar, shkruan Demokracia.com.

Osmani, e cila ka kohë që flet vetëm për luftë, sot e bëri edhe një shfaqje të tillë teatrale, duke e thelluar diskursin e luftës.

Presidentja e vendit që mbrohet nga NATO-ja, u shfaq sot nga Kroacia me një armë në duar.

Ajo e bëri atë që nuk e ka bërë as presidenti ukrainas Voldomyr Zelenski, i cili është gati që dy vjet pjesë aktive e luftës kundër Rusisë.

Pamje të tij me armë mund të shikojmë vetëm në një komedi, para se të bëhej president, sepse fotografitë e tillë nga presidentët e shteteve konsiderohen si mesazhe të këqija për paqen.

“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.

Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci. Dje, ajo është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, kryeministri Andrej Plenkovic dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandroković. /Demokracia.com/

Të ngjashme