Sport
As Salah e as Van Dijk – zbulohet lojtari, vazhdimi i kontratës së të cilit Liverpooli do ta ketë prioritet
Demokracia
22:06 | 02 Korrik 2023

Share:

Liverpoolit i pëlqen ta kryejë biznesin e tyre herët, kështu që ata tashmë po mendojnë dy vjet përpara, kur kontratat e disa lojtarëve kryesorë do të skadojnë.

Marrëveshjet e Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold mbarojnë në vitin 2025. Dhe sipas James Pearce, klubi anglez fillimisht do të sigurojë një marrëveshje të re për mbrojtësin e krahut.

“Nga ata që u skadon kontrata në 2025, Trent Alexander-Arnold do të jetë përparësia përsa i përket marrëveshjes për një marrëveshje të re”.

“Unë pres që kjo të adresohet në muajt e ardhshëm”, shkroi Pearce në Athletic.

Pearce shton se Thiago Alcantara dhe Joel Matip ka të ngjarë të largohen të lirë pas skadimit të kontratës në vitin 2024.

Jurgen Klopp deri më tani ka transferuar Alexis mac Allister dhe Dominik Szoboszlain, ndërsa pret të ketë edhe përforcime të tjera në këtë afat.

Të ngjashme