Lajme
As këtë muaj nuk ka shtesa për zyrtarët publikë në Kosovë
Demokracia
22:17 | 31 Mars 2023

Share:

Paratë po i tërhiqnin nga xhirollogaria, mirëpo jo në shumën që e prisnin.

Kjo pasi që të gjithë zyrtarët publikë që përfitojnë shtesa me ligjin e ri të pagave për sektorin publik, nuk do të mund ti marrin ato as këtë muaj.

Kështu u bë e ditur edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për  media, ku thanë se zyrtarët publikë shtesat për muajin shkurt dhe mars do i marrin në pagën e muajit prill.

E një gjë e tillë nga Sindikata e Policisë së Kosovës po vlerësohet e papranueshme dhe te njëjtit thonë te jene të dëshpëruar.

Arsyetimi i Ministrisë se ende nuk janë finalizuar të gjitha listat përkundër punës intensive, tashmë edhe për Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë po duket njoftim i mangët.

Ankesa për mos ekzekutimin e shtesave kanë edhe nga Sindikata e Zjarrfikësve, ku madje paralajmërojnë edhe protesta.

Sindikatat prisnin që nga muaji shkurt të merrnin shtesat e parapara sipas ligjit të pagave.

Të ngjashme