Sport
AS: Chelsea dëshiron një takim me Messin
Demokracia
17:33 | 06 Gusht 2021

Share:

Lionel Messi zyrtarisht nuk është më një lojtar i Barcelonës.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, njoftoi gjatë ditës së sotme se Barcelona dhe Messi kishin arritur marrëveshje, mirëpo financat e La Liga nuk do ta lejonin regjistrimin e kapitenit të tyre.

Tani e përditshmja spanjolle, AS, raporton se Chelsea ka kërkuar një takim me Lionel Messin.

34 vjeçari dikur kishte bërë “follow” dhe ishte bërë bujë në rrjetet sociale.

“Presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, i ka vënë sytë Messit dhe ka kërkuar një takim me shoqërinë e tij”, thuhet nga AS.

Klubet e vetme që mund të financojnë transferimin e Messit janë PSG, Man City dhe Chelsea.

Të ngjashme