Lajme
As AAK e Nisma nuk ndryshojnë renditjen në lista, pavarësisht vendimit të Supremes
Demokracia
17:44 | 30 Janar 2021

Share:

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ku pritet certifikimi i listave me kandidatë për deputetë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Në mbledhjen e KQZ-së që po vazhdon edhe tani, nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim është thënë se VV, AAK, PDAK dhe NISMA kanë dorëzuar listat ashtu siç kanë qenë në fillim, edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme, raporton Demokracia.com

“Sot më datë 30 janar, partive u është dhënë afat për të ri-radhitur listat e kandidatëve nga Zyra për Regjistrim.

Me rast të listave me minus kandidatë, ato hapsira dhe broshura të kandidatëve do të hijezohen, shënjohen për të evituar vendosjen gabim të votive të kandidatëve.

Në orën 16:00, kemi pranu njoftim nga katër subjekte politike që do t’i mbajnë listat siç kanë qenë në fillim, VV, AAK, PDAK dhe Nisma.”, është thënë nga ZRPPC.

Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga mbledhja e KQZ-së.

LEXO edhe:

Kurti sërish në krye: LVV nuk ri-rendit listën pas vendimit të Supremes

Të ngjashme