Lifestyle
Arsye të vërtetuara shkencëtarisht që ndikojnë në mbipeshë
Demokracia
10:05 | 13 Mars 2021

Share:

Thuajse gjysma e njerëzve në botë janë obezë, dhe pesha jonë është si rezultat i shumë faktorëve.

Ushqimet e shpejta nuk duhen fajësuar gjithmonë pasi ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë në shtim peshe.

Shmangia e vakteve familjare

Studimet tregojnë se vaktet familjare mund të na mbrojnë nga mbipesha. Arsyeja është se bashkimi për vaktet ushqimore mund të sigurojë mundësi për lidhje emocionale midis anëtarëve të familjes dhe të inkurajojë zakone të shëndetshme të të ngrënit. Sipas rezultateve të studimeve, fëmijët që hanin vaktet ushqimore së bashku me familje të paktën tre herë në javë kishin 24% më shumë gjasa për të ngrënë ushqime të shëndetshme.

Viti i lindjes

Nëse keni lindur pas vitit 1942, kushtojini vëmendje. Studiuesit zbuluan se rreziku juaj për mbipeshë varet kryesisht nga viti i lindjes. Njerëzit të cilët kanë lindur pas vitit 1942 kanë më shumë tendencë për mbipeshë.

Muzika klasike në restorante

Një studim ka zbuluar se më shumë ushqim dhe kafe konsumohen në restorante ku në sfond luhet muzikë klasike. Diçka që ju ta konsideroni nëse doni të zvogëloni shpenzimet tuaja.

Puna natën

Njerëzit janë programuar të flenë kur nuk ka dritë dhe të hanë gjatë ditës. Puna gjatë natës ju bën të shtoni peshë sepse prish ciklin fiziologjik, duke shkaktuar një rënie të shpenzimeve totale të energjisë ditore. Nëse punoni natën zgjidhja për të parandaluar shtimin në peshë është të hani më pak.

Mungesa e gjumit

Është vërtetuar shkencërisht se mungesa e gjumit ju dhjamos. Shpjegimi është se gjumi luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e energjisë, kështu që kur nuk flemë mjaftueshëm hamë më shumë pasi është një mekanizëm fiziologjik i adaptimit për të mbajtur veten të kthjellët

Ndotja e mjedisit

Ekspozimi ndaj ndotësve të caktuar mjedisorë u tregua se rrit rrezikun e mbipeshës. Arsyeja është se disa ndotës grumbullohen në indet yndyrore. Këta ndotës arrijnë trupin përmes ushqimeve me shumë yndyrë, të tilla si mishrat dhe peshqit e yndyrshëm.

Shikoni shumë TV

Nëse kaloni më shumë se dy orë duke shikuar TV çdo ditë do të rritet rreziku për mbipeshë me 23%. Fjetja me TV të ndezur gjithashtu rrit rrezikun. Sipas një studimi, ekspozimi ndaj dritës artificiale natën, ndërsa ne flemë, ul nivelet e melatoninës, një hormon që na mbron nga çrregullimet metabolike që shkaktojnë mbipesha dhe diabetin.

Stresi, depresioni, ankthi …

Gratë që vuajnë nga stresi post-traumatik shtojnë peshë më shpejt dhe janë më të prirura ndaj mbipeshës sesa ato që nuk e kalojnë këtë situatë. Por ka një lajm të mirë: kur zvogëloni simptomat e këtij çrregullimi, rreziku i mbipeshës zvogëlohet shumë. Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e njerëzve reagojnë ndaj stresit duke ngrënë, veçanërisht ushqime të pasura me yndyrna dhe sheqerna.

Të ngjashme