COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 35 °C
Arte
Artpolis sjell edicionin e 9-të të festivalit feminist “FemArt”
Demokracia
13:54 | 12 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Publikohet raporti i DASH: Kosova ka potencial ... Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për mjedisin e investimeve në Kosovë, duke ...

Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, duke filluar nga data 20-25 shtator, do të nis festivalin e 9-të me radhë, me moton “F… Sexism”, e që do të jetë i pari festival feminist në vend.

“Si ekip, kolektiv, njerëz diversë, gra, e në veçanti si pjesë e platformës unifikuese siç është Artpolis, ne jemi të lumtur t’iu njoftojmë se edicioni i ri i Festivalit FemArt po vjen. Festivali FemArt është platformë ku artistët/artistet dhe aktivistët/aktivistet mblidhen për të revolucionarizuar artin ashtu që të transformojmë status quo-në duke shkatërruar normat e strukturat patriarkale. Por, ne gjithashtu transformojmë atë që ka filluar për një të tashme të jetueshme dhe një të ardhme më të mirë”, thuhet në një komunikatë të Artpolis.

Gjithashtu, ky festival do të bashkojë të gjitha komunitetët nga mbarë bota, për të krijuar dhe promovuar artin e tyre.

Ky projekt ka për bazë luftimin e dhunës në familje, stopimin e dhunës seksuale që është e ekspozuar në të dyja gjinitë, madje edhe diskriminimin në vende të punës dhe institucione arsimore.

“Seksizmi dhe shtypja kanë qenë këtu për një kohë të gjatë tashmë, dhe padyshim që nuk ka qenë një kohë e këndshme, ky vit ka qenë plot humbje jetësh, humbje ekonomike, trazira shpirtërore dhe emocionale. COVID-19 e ka bërë jetën më të vështirë në çdo dimension të mundshëm dhe njëkohësisht ka shfaqur logjikën dhe mekanizmat e kalbur të sistemeve aktuale shtypëse. Seksizmi, racizmi, queerfobia ndër të tjera shkaktojnë vdekje”,  është thënë në komunikatë.

Të gjitha