Artisti Sokol Plakolli prezanton shkeljet ligjore të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar
Artisti Sokol Plakolli, edhe një herë ka protestuar para derës së zyrës së kryeministrit Albin Kurti, me pretendimet se i janë vjedhur pikët në konkursin për Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar.
“Albin, po na vjedhin o Albin. Me hajna nuk ka shtet. Kështu na ke premtuar Albin. Tash mos i fut veshët në lesh, o Albin”, ka thënë Plakolli, teksa më pas ka prezantuar faktet që thotë se janë në anën e tij.
“Po të pres qe 18 ditë Albin, të të ballafaqoj me premtimin tënd elektoral se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike”, thotë ai.
“Konkursi u zhvillua më 2019, janë anulu 6 konkurse edhe pse në tri konkurset e fundit ka pasë mundësi kjo pozitë të zgjidhet dhe Teatri të jetë me drejtor artistik”, tha Plakolli./Periskopi