Arte
Artisti digjital Beeple fiton 69 milion dollarë nga ankandi i parë artistik
Demokracia
22:02 | 11 Mars 2021

Share:

Ankandi i parë artistik vetëm digjital nga shtëpia e ankandeve Christie’s ka fituar 69 milion dollarë nga artisti Beeple.

Arti digjital u shit si një NFT, mania më e fundit e teknologjisë e cila është rritur në popullaritet në javët e fundit, transmeton Demokracia.com

Beeple, emri i vërtetë Mike Winkelmann,  krijon një pjesë të re të artit digjital çdo ditë dhe po shiste 5,000 ditët e para (13 vjet) të punës së tij.

Ky sukses e vë Beeple “midis tre artistëve më të mirë të gjallë”, tha Christie’s.

Kompania tha se shitja ishte e para vepër arti e bazuar në NFT e shitur nga një shtëpi ankandi “e madhe” dhe vendosi një rekord të ri botëror për artin dixhital.

Koleksioni është një kolazh i mijëra imazheve individuale të përditshme që Beeple, një dizajner grafik amerikan, filloi të punoj që nga viti 2007 dhe ka bërë çdo ditë që nga ajo kohë.

Shumë nga punët e tij individuale janë surreale dhe ai përdor një larmi të modelimit dixhital dhe programeve artistike për to./Demokracia.com

Të ngjashme