Arte
Artistë shqiptarë e zviceranë nisin punën për realizimin e parkut të skulpturave në Zvicër
Demokracia
08:42 | 17 Gusht 2021

Share:

Për të treguar dhe demonstruar se arti është i rëndësishëm për sistemin dhe se nuk mund të luhet thjesht me të, treshja e artistëve Bujar Berisha, Shuk Orani dhe Lili Vanilly po krijojnë një park skulpturash. E kanë titulluar “Too big to fail” dhe gjendet në Brünig pranë “Naturfreundehaus”, një shtëpi për njerëzit që e duan natyrën. I gjithë parku ka një hapësirë mbi dy hektarësh bashkë me malin.

“Institutet e artit dhe kulturës të sistemeve relevante mund të rrezikojnë kultura të tëra popullore në rast të një dështimi të çrregullt dhe për këtë arsye konsiderohen ‘Too big to fail’”, ka thënë Shuk Orani, artisti multimedial me vendbanim në Hamburg të Gjermanisë. Ai ka përfunduar Akademinë e dizajnit multimedial, si dhe Akademinë për publikime elektronike – art dhe dizajn, po ashtu në Hamburg.

Të ngjashme