Sport
Arteta sqaron situatën pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit
Demokracia
11:17 | 20 Shkurt 2022

Share:

Një situatë interesantë është parë dje në sfidën Arsenal – Brendford me protagonist futbollistin shqiptar Granit Xhaka.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës refuzoi shiritin e kapitenit dhe mori kritika të ashpra nga tifozët.

Kur zhvillohej minuta e 84-të e ndeshjes, kur kapiteni i Arsenalit, Alexandre Lacezette doli nga loja. Ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Eddie Nketiah që u fut në ndeshje, ndërsa i riu shkoi drejt Xhakës për t’ia dorëzuar. Por ky i fundit e refuzoi dhe shiriti i kapitenit, e pastaj ai përfundoi në krahun e Kieran Tierneyt.

“Shiriti ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, ka thënë Arteta për Sky Sports. /Demokracia.com

Të ngjashme