Sport
Arteta nuk e harron “zanatin” e vjetër, tregon aftësitë si lojtar në stërvitje me Arsenalin
Demokracia
21:21 | 22 Shtator 2021

Share:

Mikel Arteta vendosi të largohet nga profesioni si lojtar në vitin 2016, por pesë vjet pas atij vendim duket se trajneri i Arsenalit nuk e ka harruar ende atë profesion.

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe trajneri i tanishëm ka treguar aftësitë e tij në një stërvitje me lojtarët e tjerë të “Topçinjve”, përcjell Demokracia.com.

Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shihet trajneri i londinezëve teksa luan me top pa u dalluar fare nga lojtarët e tjerë.

Madje, disa tifozë në Twitter i kërkuan në formë shakaje të nënshkruante sërish me Arsenalin si lojtar dhe ta ndihmojë klubin në një kohë kur skuadra po kalon momente krize të rezultateve.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet. /Demokracia.com

 

Të ngjashme