Sport
Arteta: Më shumë kohë po kaloj me drejtorin sesa më gruan
Demokracia
14:21 | 02 Shkurt 2021

Share:

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është ndarë shumë i kënaqur me punën e drejtorit teknik Edu Gaspar, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, transmeton “Demokracia.com”.

Arteta para ndeshjes që sonte Arsenali e zhvillon ndaj Ëolvesit ka thënë se së fundmi më shumë kohë ka shpenzuar me drejtorin teknik sesa me gruan e tij.

“Ndoshta vitin e fundit kam folur më shumë me Edun sesa me këdo tjetër në jetë. Këtë më thotë edhe gruaja. Për shkak të të gjitha gjërave që na u desh të kalonim, me koronavirusin dhe transferimet. Fatmirësisht ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Kuptohemi shkëlqyeshëm bashkë dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Jam shumë i kënaqur nga puna e tij”, tha Arteta në konferencën për shtyp.

Arsenal gjatë këtij afati kalimtar transferoi nga Real Madridi norvegjezin, Odegaard dhe portierin Rajan. /Demokracia.com

Të ngjashme