Mikel Arteta ka dhënë përditësime të rëndësishme për gjendjen fizike të dy lojtarëve të Arsenalit, Jurrien Timber dhe William Saliba, përpara përballjes me Southampton këtë fundjavë.
Trajneri konfirmoi se William Saliba do të mungojë për disa javë pas një dëmtimi në kofshë që e pësoi në ndeshjen kundër Newcastle.
“Fatkeqësisht, William Saliba ka dëmtuar muskujt e kofshës dhe do të jetë jashtë për disa javë”, tha Arteta në konferencë.
Gjithashtu, Jurrien Timber iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave për një periudhë të ngjashme.
“Jurien u operua dje në kyçin e këmbës, ndaj do të mungojë për disa javë,” u shpreh trajneri i Arsenalit.
Arteta foli edhe për progresin e Salibas, duke e cilësuar atë si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.
“Ka shumë për të mësuar dhe përmirësuar, por është tashmë në një nivel shumë të lartë”, tha Arteta.
Ai shtoi se rikthimi i Timber pas dëmtimit të rëndë është impresionues. “Nuk nënshkruam vetëm një lojtar, por një lider me karakter të veçantë,” përfundoi Arteta.