Sport
Arteta jep përditësime rreth lëndimeve në skuadrën e Arsenalit
Demokracia
16:08 | 02 Maj 2025

Share:

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë lajmet e fundit për ekipin përpara përballjes së Topçinjve në Ligën Premier me Bournemouth, duke ofruar përditësime të përziera për disa lojtarë kyç.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, Arteta zbuloi optimizëm në lidhje me rikthimin e mundshëm të Kai Havertz para fundit të sezonit.

“Mendoj se po, nëse gjithçka shkon ashtu siç po shkon për momentin, ai do të ketë një shans për të luajtur disa ndeshje para fundit të sezonit”, ka thënë fillimisht Arteta.

Megjithatë, situata me mesfushorin Jorginho mbetet më pak e sigurt.

“Ai është jashtë, por mendoj se do ta shohim përsëri Jorginhon. U bë pak më e komplikuar nga sa pritej, por ai është mirë dhe po shërohet mirë”.

Ndërkohë, nënshkrimi i ri Riccardo Calafiori do të mbetet i padisponueshëm: “Ai është jashtë, ende jashtë.”

Arteta ndau gjithashtu mendimet e tij për lojtarët që mungojnë.

“Gjëja është se jetojmë çdo ditë me atë që kemi pasur. Isha shumë i shokuar përpara ndeshjes kundër PSG-së në shtëpi dhe papritmas i pashë të gjithë të ulur së bashku”.

“Tomiyasu, pranë tij Calafioiri, pranë tij Gabriel, Kai Havertz, Gabriel Jesus, Thomas. Mendova me vete se është 11-shja titullare”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Të ngjashme