Sport
Arteta jep lajme jo të mira për dyshen Saka –Tierney
Demokracia
13:35 | 01 Shkurt 2021

Share:

Kieran Tierney e Bukayo Saka munguan të shtunën në barazimin 0:0 të Arsenalit me Manchester Unitedit, derisa ishte shpresuar se ata do të ktheheshin për udhëtimin e mesjavës në Molineux, transmeton “Demokracia.com”.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u shpreh se do të jetë e vështirë për Tierney dhe Saka të luajnë në sfidën ndaj Wolvesit, derisa ai do të vazhdojë t’i besojë në sulm Aleksandre Lacazzette.

Tani tingëllon e papëlqyer, mirëpo Arteta, pranon se dyshja ende nuk është gati për lojë.

“Ata nuk ishin në gjendje që të ushtronin me ne, për këtë arsye mendoj se do të jetë vërtetë e vështirë për ta”, duke shtuar:

“Gjithsesi ne do të provojmë deri në minutat e fundit për ta parë gjendjen e tyre dhe të shohim se si ata do ndjehen”, vlerësoi Arteta i cili nuk mund të llogarisë ende në sulmuesin Aubameyang. /Demokracia.com

Të ngjashme