ShowBiz
Arta Elezaj thekson format joshëse në bikini nga pushimet në Dhërmi
Demokracia
19:32 | 07 Gusht 2023

Share:

Bukuroshja nga Klina, Arta Elezaj pjesën më të madhe të verës e ka kaluar me pushime.

Edhe aktualisht, Arta po relaksohet në Dhërmi, nga ku edhe ka bërë postime të ndryshme.

Modelja nuk ka lënë anash ekspozimin e linjave në bikini në disa imazhe video që ndau me admiruesit e saj në Instagram.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Elezaj shihet e veshur me rroba banjë të gjelbër, të cilat i kombinoi me një mini-fund shumëngjyrësh.

Në njërën prej imazheve, Arta shihet duke mbajtur në dorë qenin e saj, që gjendet me të në pushime.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ndërkohë, ajo nuk e ka zbuluar se kush tjetër po e shoqëron, duke vazhduar të mbaj sekret jetën e saj private.

Përndryshe, Arta së fundmi ka bërë një paraqitje si aktore në serialin vendor “Sha je be tu folën”.

Të ngjashme