Ambasadorët e QUINT-it kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit.
Në këtë ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë as opozita.
Nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani kanë thënë se diplomatët perëndimorë nuk ndodhen në Kosovë, ndonëse dy prej tyre ishin sot në zyrën e Osmanit.
Presidentja Osmani i takoi paraprakisht të hënën në Prishtinë ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe atë të Italisë, Antonello De Riu.
Nga Presidenca e Kosovës nuk kanë treguar pse po munguan ambasadorët e QUINT-it në këtë ngjarje të rëndësishme.
Pa u lëshuar në detaje, prej kabinetit të Osmanit i thanë Paparacit se diplomatët ndodhen jashtë vendit, pavarësisht faktit që dy prej ishin më herët në zyrën e Osmanit.