Lifestyle
Arsyet më të shpeshta të ç’rregullimeve menstruale
Demokracia
10:12 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Ka shumë gra që për një periudhë të gjatë të jetës së tyre e kanë ciklin menstrual të saktë, por ndodhë që në ndonjë fazë të jetës të përjetojnë ç’rregullime dhe mbesin shumë të shqetësuara me ndryshimin.

Ajo që duhet të kujtoni është se vonesat e ciklit menstrual duhet të diskutohen me mjekun tuaj gjinekolog dhe në shumë raste rezultojnë të jenë totalisht të padëmshme.

Në vazhdim po i listojmë pesë arsyet më të shpeshta pse ndodhin ç’rregullimet e ciklit menstrual.

Stresi: Stresi i përditshëm i përballueshëm lehtë nuk është se ka ndonjë ndikim shumë të madh në ciklin menstrual, por stresi për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ndryshime të cilat mund ta bëjnë ciklin më të gjatë apo më të shkurtë.

Çrregullimet hormonale Ndryshimet në hormonet e gjendrës tiroide, hormoneve si prolaktina e të tjera mund të sjellin ndryshime në ciklin menstrual.

Kontraceptivët oral Gratë të cilat kanë përdorur kontraceptivë oral thonë se ju duhet pak kohë derisa të kthehen në bioritmin e tyre të zakonshëm.

Obeziteti dhe humbja e peshës Gratë me peshë të shtuar apo gratë që humbin peshë për një kohë të shkurtër raportojnë se vërejnë ndryshime në ciklin e tyre menstrual.

Menopauza Shumë gra e përjetojnë menopauzën në moshën 45 apo 50 vjeçare e disa të tjera mund të kenë simptoma të menopauzës shumë më herët.

Të ngjashme