Të qëndruarit pranë një elefanti është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Mjafton përmasa e tij që të të hutojë dhe natyra e tij e butë dhe fisnike që të të japë një ndjesi paqeje.
Sidoqoftë, është pikërisht ky temperament i qetë dhe i butë i tyre, të cilin njerëzimi e ka shfrytëzuar në mënyrat më të dhunshme, shkruan euronwes.al. Ne kemi mësuar se duke i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht këta gjigandë të butë, mund t’i detyrojmë ata të bëhen pjesë e situatave argëtuese dhe zbavitëse – të paktën kështu e kemi bindur veten.
Një shembull primar i kësaj janë mundësitë e panumërta të turizmit me elefantë, të cilat janë ndërtuar për udhëtarët që vizitojnë destinacionet jug-lindore te Azisë.
Çfarë mund të jetë më ‘e natyrshme’ se sa të shpenzosh disa orë në shoqërinë e një elefanti?
Por shpesh, gjërat nuk janë ashtu siç duken.