ShowBiz
Arsyeja kryesore pse Britney Spears i refuzon terapitë e shëndetit mendor
Demokracia
10:11 | 08 Korrik 2021

Share:

Një burim i afërt me situatën e Britney Spears, është shprehur për People se një nga arsyet pse gjykata nuk e mbështet këngëtaren është fakti se ajo refuzon të ndjekë terapitë për shëndetin mendor. Në gjykatë, Britney e bëri të qartë se nuk donte ta bënte diçka të tillë dhe ka një aryse në lidhje me këtë.

“Ajo nuk ka shumë besim tek mjekët me të cilët ka punuar deri më tani,” thotë burimi për Britney, për të cilën deri më sot nuk është bërë publike asnjë diagnozë. “Ata e bëjnë të ndihet e dështuar.”

Ditë pas seancës, kujdestari personal i Britney Jodi Montgomery dhe babai i saj, Jamie Spears, 69, u përleshën rreth asaj se kush ishte fajtori për akuzat që këngëtarja bëri në gjykatë, duke përfshirë që ajo ishte e detyruar të përdorte kontrollues shtatzënie dhe të kujdesej për shëndetin mendor.

Ndërsa anëtarët e ekipit të Britney-t kanë dhënë dorëheqjen nga pozicionet e tyre, që pas dëshmisë së këngëtares, duke përfshirë Bessemer Trust dhe menaxherin e saj Larry Rudolph, avokatja Montgomery zbuloi të martën se ajo “nuk ka ndërmend të tërhiqet” nga roli i saj si kujdestare.

Palët e ndryshme do të paraqiten në gjykatë më 14 korrik për një seancë zyrtare të kërkuar nga Jamie – i cili burime të shumta thonë se aktualisht nuk ka asnjë kontakt me Britney-n.

“Britney po ndjek gjithçka nga afër,” thotë një burim i familjes Spears, i cili shton se i dashuri i saj, Sam Asghari, vazhdon të jetë mbështetja e saj më e madhe. “Ajo shpreson që do të ketë ndryshime të mëdha në jetën e saj.”

Të ngjashme