Lajme
Arsimtari rrah një nxënës në Dragash
Demokracia
09:12 | 11 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një nxënës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.

“KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE/Dragash 10.02.2023 – 12:20. Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme