Sport
Arsim Thaqi jep dorëheqje të parevokueshme nga FC Drita
Demokracia
12:53 | 17 Prill 2023

Share:

Trajneri Arsim Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit që Drita barazoi kundër KF Dukagjinit.

“I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorëheqjen e tij.

“Pas shumë diskutimeve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trajnerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar FC Drita në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme