Lajme
Arsenijeviq pas përgjimit të Kusarit me Sllavko Simiqin: Qeverinë Kurti e bëri Lista Serbe
Demokracia
17:21 | 10 Korrik 2023

Share:

Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i partisë serbe nga veriu “Mbijetesa Serbe”, në një prononcim për Nacionalen ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe pas daljes së përgjimeve ku evidentohet se Mimoza Kusari, shefja e deputetëve të VV-së, ka diskutuar me Millan Radojiçin përmes një bisede me Sllavko Simiqin.

Arsenijeviq i ka thënë Nacionales se “nuk është sekret që kjo qeveri është konstituuar nga Lista Serbe përmes votave të komuniteve joshumicë,”

Ai më tutje ka ndarë me gazetën edhe një raportim ku thuhej se Vjosa Osmani ishte bërë presidente përmes votave të Listës Serbe.

Këtë pretendim e kishte bërë më parë edhe vetë Lista Serbe.

Kurse, sa i përket komunikimit, z. Arsenijeviq shprehet: “Sllavko Simiqi dhe Kusari Lila (Lista Serbe dhe Vetëvendosje) do të duhej t’i shpjegojnë popullit pse votuan kundër interesave të popullit për hir të interesave personale.”

Arsenijeviq është një nga politikanët më të zëshëm që kundërshton Listën Serbe në veri të Kosovës.

 

Të ngjashme