Lajme
Arsenijeviç thotë se u kërcënua me armë nga një person në Veri
Demokracia
16:16 | 08 Janar 2024

Share:

Kryetari i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”, Aleksandër Arsenijeviç në Mitrovicën Veriore, ka thënë se është kërcënuar me armë të dielën nga një person i cili është arrestuar nga Policia.

“Pashë një person, i njohur për mua si Periç, i cili prej muajsh më shante, më kërcënonte dhe provokonte. Në momentin që më pa më sulmoi verbalisht. Ai deklaroi se nuk ka asgjë personale kundër meje, por ka diçka kundër politikës sime. Ai vazhdoi me kërcënime duke më sharë”, shkroi ai në Facebook.

Arsenijeviç shtoi se rastin e ka raportuar edhe në Policinë e Kosovës, e se armën që arriti ta rrëmbente nga i dyshuari e dorëzoi tek hetuesit policor.

“Policia e arrestoi atë me të mbërritur. Unë ia dorëzova armën policisë. Ne nuk do t’i publikojmë regjistrimet sepse janë objekt hetimi, ndërsa motivet dhe rrethanat do të zbardhen nga organet hetimore”, potencoi ai.

Të ngjashme