Sport
Arsenali vazhdon me formë të mirë, fiton lehtë ndaj Leedsit
Demokracia
20:51 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Arsenali po vazhdon të tregojë një formë të mirë në Angli duke fituar me rezultat 1:4 ndaj Leeds, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Martinelli realizoi dy gola të shpejtë në minutat 16′ dhe 28, para se Bukayo Saka të shënonte të tretin në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, Leeds tregoi shenja jete, duke shënuar në minutën e 75-të. Ishte Raphinha që realizoi nga pika e bardhë.  Megjithatë, për të mos i lënë asgjë rastit, ishte Smith Roëe që shënoi për 1:4.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt. /Demokracia.com

Të ngjashme