Sport
Arsenali “tremb” Chelsean me supergolin e Xhakës para derbit londinez
Demokracia
14:18 | 22 Gusht 2021

Share:

Java e dytë në elitën e futbollit anglez vazhdon sot edhe me tri ndeshjet e fundit.

Padyshim derbi i javës së dytë në Premierligë luhet në “Emirates Stadium” ku përballen dy rivalët e përbetuar londinez, Arsenali dhe Chelsea, shkruan Demokracia.com.

Në prag të ndeshjes kur kanë mbetur pak orë deri në fillimin e saj, dy klubet kanë filluar me “ngacmimet” e ndërsjella.

“Topçinjtë” kanë tentuar t’i “trembin” Blutë e Londrës me supergolin e shënuar nga Granit Xhaka edicionin e kaluar.

Xhaka kishte realizuar nga gjuajtja e lirë kundër Chelseas në “Emirates”. /Demokracia.com

Të ngjashme