Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Norwich Cityt dhe Arsenalit.
“Topçinjtë” kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me avantazh 0-2 ndaj vendasve, shkruan Demokracia.com.
Londinezët vetëm pas gjashtë minutave gjetën qetësinë kur Bakayo Saka realizoi për skuadrën e tij.
Për golin e dytë dhe të sigurisë u përkujdes, Tierney një minutë pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para.
Vlen të theksohet se për Arsenalin nga minuta e parë në fushë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Ndërsa, Milot Rashica i vendasve vuan nga lëndimi dhe nuk është ftuar fare për këtë duel.
Ndryshe, kjo sfidë i takon javës së 19-të në kampionatin elitar anglez. /Demokracia.com/