Sport
Arsenali shënon fitoren e pestë radhazi, e mund me lehtësi Norwich Cityn
Demokracia
17:52 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Arsenali ka shënuar fitore në kuadër të javës së 18-të në Premierligë, duke e mposhtur Norwich Cityn në udhëtim.

“Topçinjtë” u larguan nfa “Carrow Road” me fitore të thellë 0-5 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, shkruan Demokracia.com.

Bakayo Saka (6′,67′), Tierney (44′), Lacazette (84′) dhe Smith Rowe (90+1′) ishin autorët e golave në fitoren e pestë radhazi të londinezëve.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit 90 minuta në këtë duel për Arsenalin.

Arsenali përforcon pozitën e pestë me 35 pikë, ndërkohë që Norwich mbetet i fundit me vetëm dhjetë pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme