Sport
Arsenali rikthehet te fitorja, mposhtë Sheffieldin e pozitës së fundit – Xhaka kompleton 90 minuta
Demokracia
21:53 | 11 Prill 2021

Share:

Arsenali ka lënë prapa ecurinë katër ndeshje pa fitore duke e mposhtur Sheffield Unitedin në udhëtim.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat bindës 0:3 kundër Sheffieldit, shkruan Demokracia.com

Protagonisti kryesor në këto pikë të plota për mysafirët ishte francezi, Lacazette që kontribuoi me dy gola (33’), (85’). Golin tjetër për të besuarit e Mikel Artetës e shënoi Martinelli (72’).

Vlen të ceket se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka luajti për gjatë gjithë ndeshjes për Arsenalin.

Me këtë fitore, Arsenali ndodhet në vendin e nëntë me 45 pikë në tabelë.

Ndërkohë që Sheffieldi është në vendin e fundit me 14 pikë dhe sipas të gjitha gjasave do të përshëndetet nga elita e futbollit anglez. /Demokracia.com

Të ngjashme