Arsenali po përgatitet të ndërtojë një statujë të ish-trajnerint Arsene Wenger jashtë stadiumit “Emirates”.
Menaxheri legjendar bëri kthimin e tij të parë në klub pas katër vitesh e gjysmë në ndeshjen e fundit të Arsenalit për vitin 2022.
Wenger, 73 vjeçar, u ul në tribuna për të parë fitoren 3:1 ndaj Ëest Hamit , pasi u largua nga “Gunners” në vitin 2018.
Sipas “The Telegraph”, projekti për statujën e Wengerit mund të nisë që në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Demokracia.com.
Ish-menaxheri Herbert Chapman si dhe ish-lojtarët ikonë Thierry Henry, Tony Adams dhe Dennis Bergkamp tashmë kanë statuja jashtë stadiumit të Arsenalit.
Arsene Wenger ishte trajner i Arsenalit nga viti 1996 deri në verën e vitit 2018./Demokracia.com/