Arsenali ka regjistruar fitore të madhe në kuadër të xhiros së 11-të kampionale në Premierligë.
“Topçinjtë” fituan 1-0 kundër Watfordit në “Emirates Stadium” në Londër, shkruan Demokracia.com.
Saka realizoi tek në minutën e shtatë të takimit, por pas rishikimit me VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Aubameyang kishte mundësi të artë ta dërgonte Arsenalin në pushim të pjesës së parë sikur të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë, Smith Rowe në minutën e 56-të realizoi për epilogun përfundimtar të takimit.
Watfordi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Kucka u përjashtua me karton të kuq një minutë pa përfunduar koha e rregullt.
Arsenali me këtë fitore ngritet në vendin e pestë me 20 pikë, tri më shumë se Man Unitedi dhe gjashtë më pak se lideri, Chelsea.
Ndërkaq, Watfordi ndodhet në pozitën e 17-të me 10 pikë. /Demokracia.com