Sport
Arsenali në krizë të madhe, Granit Xhaka rrëfehet për gjithçka
Demokracia
22:14 | 06 Shkurt 2021

Share:

Arsenali po përjeton momente aspak të mirë në Premierligë, kjo jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të disiplinës.

Klubi së fundmi po përballët me përjashtime të shumta më karton të kuq, ku pothuaj në asnjë ndeshje nuk kalon pa u përjashtuar ndonjë futbollit. Në mesin e  të ndëshkuarave është edhe futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Ai në një intervistë për ‘The Guardian’, ka folur për momentet e vështira që kishte kaluar tek “Topçinjtë”.

“Duhet të marrim gjëra pozitive nga një situate negative, për të bërë hapa para. Unë gjithmonë përpiqem të gjej pozitivitet në gjithçka që bëj në futboll. Thashë me vete: ‘Unë nuk mund të ndryshoj atë që ka ndodhur, por është gabimi im dhe mund të mësoj prej tij’. Ishte e rëndësishme t’iu tregoja se klubi mund të mbështet ende tek unë, se do rikthehem edhe më i forte dhe më i mirë. Fizikisht dhe psikikisht unë jam shumë mirë”, ka thënë Xhaka.

Ai ka folur edhe për vitin 2019, kur ishte fishkëllyer nga tifozët e Arsenalit dhe pastaj ai kishte hequr shiritin e kapitenit dhe fanellën, duke shkuar drejt tunelit të stadiumit.

“Duhet të ketë kufij të kritikës. Për shembull, nuk duhet të ketë referenca në familjen e ndonjë lojtari, sulme personale dhe sigurisht të mos përmenden fëmijët e asnjë lojtari. Kritikoni lojtarin dhe lojën e tij, por mos shkoni shumë larg. Tetori i vitit 2019 ishte koha më e vështirë për mua si futbollist.

Sulmet ndaj gruas sime dhe komentet në lidhje me vajzën time, miqtë e mi – kjo me të vërtetë është e zbehtë. Një nga problemet është se nuk e dimë se kush po i shkruan këto gjëra, kjo është natyra e rrjeteve sociale. Unë them, kritikoni lojtarin. Unë jam ai në fushë. Por, familja dhe miqtë nuk kanë asgjë lidhje”  është shprehur 28 vjeçari.

Mes tjerash, Granit Xhaka ka pranuar edhe se kishte pasur kontakte me Hertha Berlinin dhe po mungonin vetëm edhe disa detaje për të kompletuar transferimin e tij në Gjermani në janar, por që pas ardhjes së Mikel Artetas gjërat ndryshuan.

Xhaka ka lavdëruar trajnerin spanjoll dhe ka pranuar se ai ishte arsyeja kryesore pse ai qëndrojë në ‘Emirates’. /Demokracia.com

Të ngjashme