Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen që po zhvillohet mes Arsenalit dhe Leicester Cityt.
“Topçinjtë” janë në avantazh 1:0 kundër mysafire në “Emirates Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Qysh në minutën e 11-të rezultati u zhbllokua nga Partey që dërgoi topin në rrjetën e “Dhelprave”. Partey u asistua në këtë gol nga Martinelli.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është në fushë nga minuta e parë për londinezët.
Ndryshe, ky ballafaqim është në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez. /Demokracia.com/