Sport
Arsenali me goditjen e madhe të verës – synon ta aktivizojë klauzolën e lirimit të yllit spanjoll
Demokracia
16:09 | 03 Shkurt 2025

Share:

Arsenali raportohet se mund ta paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit të njohur spanjoll, në një lëvizje që do ta befasonte Ligën Premier. 

Me afatin kalimtar të janarit që pritet të mbyllet në orët e mbrëmjes, tifozët po mbajnë një sy tek marrëveshjet që skuadrat e tyre mund të arrijnë në çastet e fundit. 

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka nënshkruar ende në afatin kalimtar dimëror dhe pas fitores me rezultat 5-1 ndaj Manchester Cityt, Arteta padyshim do të jetë i lumtur me opsionet që ka në dispozicion.  

Sipas Football Transfers, Nico Williams qëndron në krye të listës së dëshirave të Mikel Artetas për sezonin e ardhshëm. 

Raporti shton se Arsenali u përpoq të nënshkruante me Williams gjatë afatit kalimtar dimëror pasi shfaqën dëshirën për ta aktivizuar klauzolën e tij të lirimit, por në fund nuk u realizua. 

Tek Athletic Bilbao më parë kishin bërë të ditur se klauzola e Williams sillet rreth 60 milionë euro. 

22-vjeçari ka shënuar vetëm një gol ndërsa ka edhe tri asistime për klubin këtë sezon, teksa ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2027.

Të ngjashme