Arsenali dhe Chelsea kanë shënuar fitore në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.
Arsenali triumfoi me rezultat të pastër 2:1 kundër Brentfordit në “Emirates”, shkruan Demokracia.com.
Golat e fitores për “Topçinjtë” i realizuan Smith Rowe (48’) dhe Saka (79’). Golin e “nderit” për mysafirët e shënoi Norgaard nga penalltia në minutën e pestë shtesë.
Me këtë fitore Arsenali është në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërkaq Brentford pozicionohet në pozitën e 14-të me 24 pikë.
Fitore, por shumë më të vështirë se Arsenali ka marrë edhe Chelsea që fitoi në udhëtim te Crystal Palace 0:1.
Golin e fitores “Blutë” e Londrës u desh të presin deri në minutën e 89-të të takimit.
Autor i golit që solli tri pikë në kampin “Blu” ishte Ziyech.
Chelsea ka 50 pikë në vendin e tretë, ndërkohë 26 pikë ka Crystal Palace në pozitën e 13-të. /Demokracia.com/