Sport
Arsenali fiton ndaj Leeds Unitedit, shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve
Demokracia
17:33 | 08 Maj 2022

Share:

Arsenali e ka shënuar një fitore mjaft të mundimshme në pasditën e sotme.

Në kuadër të javës së 36-të në Premierligën angleze, Arsenali ishte nikoqir i Leeds Unitedit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” i takoi Arsenalit 2:1.

Eddie Nketiah (‘5,’10) i shënoi dy golat për vendasit, teksa për mysafirët realizoi Llorente (’66).

Leedsi luajti pa Ayling nga minuta e 27-të shkaku i kartonit të kuq, por që kjo nuk ndikoi të ketë më shumë gola sot.

Me këtë fitore, Arsenali shkëputet në vendin e katërt me 66 pikë, kurse Leedsi bie në vendin e 18-të me 34 sosh./Demokracia.com/

Të ngjashme