Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke e mposhtur bindshëm 0:3 Brentfordin, në një ndeshje ku kontribuoi edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Londinezët avancon pas 17 minutave lojë me golin e Salibas i cili u ndihmua edhe nga Saka.
11 minuta më vonë realizator i dytë për “Topçinjtë” ishte sulmuesi brazilian Jesus. Ky i fundit u shërbye nga kapiteni, Granit Xhaka.
Golin e tretë që përcaktoi epilogun final të këtij takimi e realizoi Vieira katër minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Futbollisti shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka ishte në fushë për gjatë tërë duelit, ndërsa u ndëshkua me karton të verhë në minutën e 58-të.
Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e parë me 18 pikë, një më shumë se Manchester City e Tottenhami.
Brentford zë vendin e nëntë me nëntë pikë gjithsej./Demokracia.com/