Sport
Arsenali është pengesa e radhës për Cityn drejt titullit, formacionet zyrtare
Demokracia
16:52 | 21 Shkurt 2021

Share:

Manchester City do të ballafaqohet sot me Arsenalin për të konfirmuar marshimin e sigurt drejt titullit të Premier Ligës në këtë edicion.

Skuadra e Mikel Artetas e cila po kalon nëpër një krizë të rezultateve e pret atë të Pep Guardiolas që po vazhdon të shkel çdo kundërshtar që i del para.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave starton nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: Leno, Belerin, Holding, Mari, Tierney, Elneny, Xhaka, Saka, Odegeard, Pepe, Aubameyang

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Bernardo, Mahrez, De Bruyne, Sterling

Të ngjashme