Sport
Arsenali e nis në mënyrën më të mirë, fiton si mysafir ndaj Crystal Palace
Demokracia
23:03 | 05 Gusht 2022

Share:

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 si msyafir ndaj Crystal Palace në ndeshjen hapëse të Ligës Premier.

Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar që në minutën e 4-të me Gabirel Martinellin, i cili lëshoi një rast të mirë.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli në minutën e 20-të. Oleksandr Zinchenkoi asistoi te Martinelli i cili shënoi për 1-0.

Deri në fund të pjesë së parë të dy skuadrat kishin nga një rast, por Gabriel dhe Odsonne Edouard.

Pjesa e dytë ishte më e zbehët për nga rastet, ndërsa Eberechi Eze i Crystal rrezikoi i pari.

Kur pritej që të mbyllej ndeshja në skenë doli Bukay Saka që harkoi në zonë, ndërsa Marx Guehi qoi topin në portën e tij për 2-0.

Arsenali merr tri pikë e parë në ndeshjen e parë, duke e nisur shumë mirë edicionin e ri.

Të ngjashme