Sport
Arsenali e mund në udhëtim rivalin londinez, Xhaka me shokë vazhdojnë garën për pozitën Champions
Demokracia
19:23 | 01 Maj 2022

Share:

Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te West Ham United, në takimin e vlefshëm për javën e 35-të në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan 1:2 ndaj “çekanëve”, shkruan Demokracia.com.

Holding kaloi Arsenalin në avantazh në minutën e 38-të të takimit, megjithatë, shifrat u barazuan shtatë minuta më vonë me anë të Bowen.

Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët që e rikthyen avantazhin në minutën e 54-të. Gabriel shfrytëzoi asistimin e Martinellit dhe realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e Mikel Artetas.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua për 90 minuta me fanellën e Arsenalit.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon garën për një vend që dërgon në Champions edicionin e radhës. Gunners kanë 63 pikë në vendin e katërt, ndërsa West Ham është në pozitën e shtatë me 52 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme